Ndërlidhjet

Siri: Nga dhuna - protestues dhe policë të vrarë


Raportohet se në dhunën e fundit në Siri, janë vrarë së paku katër protestues dhe nëntë anëtarë të forcave të sigurisë.

Raportet i citojnë veprimtarët dhe dëshmitarët, që kanë thënë se persona të armatosur proqeveri, dje kanë vrarë katër protestues në qytetin-port Banias, ku u mbajtën demonstrata kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëtor i Sirisë, thotë se nëntë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë, pasi ishin sulmuar në periferi të qytetit Banias.

Në raport, për këtë dhunë fajësohen bandat e armatosura.

Raportet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, meqë qeveria e Sirisë ka vendosur kufizime të mëdha në informacione, kështu që shumë gazetarë të jashtëm janë urdhëruar që të largohen nga Siria.
XS
SM
MD
LG