Ndërlidhjet

Raporti: Rritje e vogël e shpenzimit global ushtarak


Një raport i ri thotë se shumë vende e kanë reduktuar shpenzimin e tyre ushtarak në vitin 2010, pjesërisht edhe për shkak të reagimit ndaj krizës globale financiare.

Instituti Ndërkombëtar për Studime për Paqe me seli në Stokholm të Suedisë, në këtë raport, thekson se shpenzimet arritën gjithsej në 1600 miliardë dollarë, që në krahasim me vitin 2009, paraqet një rritje vetëm për 1.3%.

Sipas Institutit, kjo ishte shkalla më e ulët e rritjes në dekadën e kaluar.

Në raport theksohet se Shtetet e Bashkuara mbesin shpenzuesi më i madh botëror ushtarak në vitin 2010, duke e rritur atë në 698 mijë miliardë dollarë, ose 43% e shpenzimeve të përgjithshme botërore.

Kina radhitet e dyta, me 119 miliardë dollarë, pasojnë Britania dhe Franca me nga 59 miliardë, e të tjerë.

Në mesin e 10 shpenzuesve më të mëdhenjë janë edhe Rusia, Japonia, Arabia Saudite, Gjermania, India dhe Italia.
XS
SM
MD
LG