Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Kritikë për koncertet e Bob Dilanit në Kinë dhe Vietnam


Këngëtari i njohur amerikan, Bob Dilan, 69 vjeçar, e ka mbajtur koncertin e tij të parë në Vietnam, që udhëhiqet nga komunistët.

Këngëtari i njohur nga dashamirët e muzikës për këngët e tij kundër luftës, të dielën e mbajti konceritn në qytetin Ho Shi Min, ish Sajgon, pas pothuajse 36 vitesh, pasi trupat e Shteteve të Bashkuara u larguan nga Vietnami, në fund të luftës atje.

Por, siç ndodhi edhe në koncertin në Pekin, të cilin Bob Dilan e mbajti para një jave, në Vietnam ai nuk i këndoi dy këngët e njohura të tij, që mund të shihen si me nota politike, “The Times They Are a-Changin” dhe “Blowin’ in the Wind”.

Duke e cituar mungesën e këtyre dy këngëve, organizata Human Rights Watch, me seli në Shtetet e Bashkuara, e ka akuzuar Bob Dilanin për dyshim se ai ka lejuar që qeveritë në Kinë dhe Vietnam “t’i thonë atij se çka të këndoj”.

Sipas HRW, në vend të dërgimit të mesazhit për liri dhe shpresë, zoti Dilan i ka lejuar “cenzorët ta zgjedhin repertorin e tij të këngëve”.
XS
SM
MD
LG