Ndërlidhjet

Japonia zgjeron zonën e evakuuar



Qeveria japoneze po përgatitet të zgjerojë zonën që duhet evakuuar rreth centralit bërthamor të Fukushimës, që u dëmtua nga tërmeti dhe cunami i një muaji më parë.

Aktualisht zona e evakuuar shtrihet në një rreze prej 20km, por edhe banorët jashtë kësaj zone kanë rezultuar me shkallë të lartë radioaktiviteti.

Nga katastrofat natyrore të 11 marsit në Japoni 28 mijë veta rezultojnë të vdekur apo të zhdukur dhe 150 mijë të tjerë janë të pastrehë.
XS
SM
MD
LG