Ndërlidhjet

Francë: Arrestohen se kundërshtonin ndalesën e ferexhesë


Dy gra janë arrestuar në Francë në protestën kundër ndalesës për mbajtjen e ferexhesë.

Dhjetëra njerëz protestuan në Paris para katedrales Notr Dam, për shkak të ligjit që sot hyri në fuqi, me të cilin ndalohet mbulimi i fytyrës në publik.

Dënimi për mbajtjen e ferexhesë është 150 euro.

Policia franceze tha se të da gratë nuk u arrestuan për mbulim të fytyrës, por për shkak se protesta nuk ishte paralajmëruar dhe miratuar nga ana e policisë.

Franca është vendi i parë në Evropë që ka miratuar ligjin për ndalimin e ferexhesë.
XS
SM
MD
LG