Ndërlidhjet

Liderët afrikanë dhe rebelët libianë diskutojnë planin e armëpushimit



Një delegacion i liderëve shtetërorë afrikanë u takua me udhëheqësit e rebelëve në Bengazi për të diskutuar planin për dhënien fund të konfliktit në Libi.

Udhëheqësit afrikanë thonë se Moamer Gadafi e ka pranuar planin që synon armëpushimin.

Ramtame Lamamra nga Algjeria, komisioner i Unionit Afrikan për Paqe dhe Siguri, tha se propozimi përfshin armëpushimin e menjëhershëm dhe bisedime ndërmjet rebelëve dhe qeverisë së Gadafit.

Por, ai tha se populli libian duhet të vendosë se kush do të duhej ta udhëheqë vendin.

"Si parim bazë Unioni Afrikan vlerëson se varet nga populli libian që të zgjedhë në mënyrë demokratike udhëheqësit. Nuk është e drejtë e askujt nga jashtë, përfshi dhe Unionin Afrikan, që të vendosin kush do të jenë drejtuesit e Libisë", tha Lamamra.

Rebelët kanë thënë se ata do ta konsiderojnë propozimin, por kanë insistuar se Gadafi duhet të largohet pas më shumë se 40 vjet në pushtet.

Gadafi e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.
XS
SM
MD
LG