Ndërlidhjet

Ukraina heton Timoshenkon për marrëveshjen e gazit rus



Prokuroria shtetërore në Ukrainë ka hapur hetime kriminale kundër ish kryeministres, Julia Timoshenko, për një marrëveshje që ajo e arriti me Rusinë.

Prokuroria tha se rasti kriminal është hapur kundër ish kryeministres "për abuzim të pushtetit që ndërlidhet me kontratat e gazit në vitin 2009".

Fjala është për kontratën ndërmjet Timoshenkos dhe kryeministrit rus Vladimir Putin lidhur me furnizimin me gaz.

Marrëveshja i dha fund krizës që çrregulloi rrjedhjen e gazit rus në Evropë. Ajo e lidhi çmimin e gazit me çmimet ndërkombëtare të naftës.

Prej atëherë, faturat e gazit për Ukrainën kanë shëmnuar rritje të çmimit.

Timoshenko i ka mohuar akuzat.
XS
SM
MD
LG