Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dhe Polonia dakordohen për tekstin e memorialit


Rusia dhe Polonia thanë se janë dakorduar mbi tekstin që do të shkruhet në memorialin në vendin ku e humbi jetën presidenti Leh Kaçinski.

Rusia e kishte zemëruar Poloninë duke e hequr mbishkrimin në gjuhën polake në vendin e rrëzimit të aeroplanit në Smolensk, i cili e cilësonte "gjenocid" vrasjen e oficerëve polakë nga policia sekrete sovjetike në pyllin e afërt të Katinit në fillim të Luftës së Dytë Botërore.

Verzioni aktual në rusisht dhe polonisht i referohet vetëm aksidentit ajror të 10 prillit, 2010, ku e humbën jetën Kaçinski dhe 95 të tjerë.

Presidenti rus Dimitri Medvedev tha sot pas bisedimeve me homologun polak Bronisllav Komorovski në Smolensk se janë dakorduar për "krijimin e një grupi të posaçëm ndërkombëtar" që do ta ndërtonte memorialin.

Medvedev tha se vrasjet e oficerëve polakë ishin "krim" për të cilin udhëheqësia sovjetike e mban përgjeglësinë e plotë.
XS
SM
MD
LG