Ndërlidhjet

Arrestohet Gbagbo i Bregut të Fildishtë



Lideri i Bregut të Fildishtë Laurent Gbagbo është arrestuar në rezidencën e tij në Abixhan pas katër muajve të ngërçit politik në këtë ish koloni franceze në Afrikën Perëndimore.

Zëdhënësi i presidentit i ka thënë agjencisë Reuters se Gbagbo është kapur nga ushtarët francezë, të cilët ia kanë dorëzuar opozitës.

Megjithate, ambasada e Francës në Bregun e Fildishtë, tha se Gbagbo është arrestuar nga forcat e kundërshtarit.

Gbagbo reguzonte t'ia dorëzojë pushtetin fituesit të zgjedhjeve presidencialer Alesane Outara, i cili është njohur ndërkombëtarisht.
XS
SM
MD
LG