Ndërlidhjet

Hejg: Armëpushimi në Libi duhet t'i plotësojë kushtet e KB


Çdo propozim për armëpushimin në Libi duhet t'i plotësojë kushtet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara, e transmeton Reuters sekretarin e jashtëm britanik, Uiliam Hejg.

"Nuk duhet të ketë armëpushim që nuk i plotëson konditat e rezolutave 1970 dhe 1973 Këshillit të Sigurimit të KB, dhe që nuk është i pranueshëm për ata që përfaqësojnë opozitën në Libi, përfshirë Këshilli Kombëtar Kalimtar", tha Hejg në Londër.

"Gjithçka përveç kësaj do të tradhëtonte popullin e Libisë dhe do të ishte në favor të regjimit, i cili shpalli dy armëpushime të pakuptimta që nga fillimi luftimeve, por as edhe një herë nuk e ndali fushatën ushtarake", ka thënë Hejg gjatë një konferencde për shtyp me homologun italian, Franko Fratini.

Hejg dhe Fratini thanë se Gadafi duhet të lërë pushtetin.
XS
SM
MD
LG