Ndërlidhjet

Gbagbo do të dalë para gjyqit


Lideri i Bregut të Fildishtë Laurent Gbagbo u arrestua në rezidencën e tij në Abixhan pas katër muajve të ngërçit politik në këtë ish koloni franceze në Afrikën Perëndimore.

Në Nju Jork, ambasadori i Bregut të Fildishtë, Jusufou Bamba u tha gazetarëve në selinë e OKB-së se Gbagbo tash do të dalë para gjykatës.

“Kam kënaqësinë që të shpall zyrtarisht se ish presidenti i Bregut të Fildishtë Laurent Gbagbo është arrestuar. Ai është shëndoshë e mirë dhe do të sillet para drejtësisë”, tha Bamba.

Paqëruajtësit e Kombeve të Bashkuara e akuzonin Gbagbon për rrezikim të popullatës civile, dhe i kanë kërkuar trupave franceze në Bregun e Fildishtë që të veprojnë kundër armatimit të rëndë të tij.

Ministri i Brendshëm i Francës, Klod Geant tha se kapja e Gbagbos më në fund do të sjellë paqe dhe prosperitet në vendine Afrikës perëndimore.
XS
SM
MD
LG