Ndërlidhjet

logo-print

Viktima nga shpërthimi në Bellorusi


Shpërthimi i sotëm në metronë e kryeqytetit bellorus Minsk ka shkaktuar viktima dhe të lënduar.

Shpërthimi ndodhi në stacionin Oktjabrskaja, afër zyrës së presidentit Aleksandr Lukashenko.

Të paktën 12 njerëz janë plagosur, disa rëndë.

Raportohet se të paktën një njeri i ka humbër të dyja këmbët në shpërthimin.

Agjencia shtetërore Belta citoi korrespondentin e saj në vendin e ngjarjes, të ketë thënë se disa njerëz kanë vdekur.

Ministria e Emergjencave e konfirmoi shpërthimin, por nuk dha detaje tjera për shkaqet e tij apo numrin e viktimave.
XS
SM
MD
LG