Ndërlidhjet

Pakistan: Burg i përjetshëm atyre që sulmojnë gratë me acid



Asambleja Kombëtare e Pakistanit është duke e shqyrtuar legjislacionin, i cili do t'i ashpërsojë dënimet për njerëzit që i sulmojnë gratë me acid, njofton shërbimi për Pakistanin i Radios Evropa e Lirë.

Tahira Nur, kryetare e komisionit, i tha Radios Evropa e Lirë se burgimi i përjetshëm dhe gjoba prej 11.800 dollarë janë propozuar për cilin do që është i përzier në sulmet e grave me acid.

Dënimi aktual për sulmet e tilla është ndërmjet 5 dhe 14 vjet burg.

Raportohet se çdo vit në Pakistan ndodhin mesatarisht rreth 150 incidente të sulmeve me acid, ku viktima janë gratë.

Burrat që kryejnë sulme të tilla zakonisht ua hedhin acidin grave në fytyrë për t'i shpërfytyruar. Ndonjëherë sulmet kryhen edhe për arsye fetare, por më së shumti kur gruaja refuzon një burrë, apo në rastet e mosmarrëveshjeve familjare.
XS
SM
MD
LG