Ndërlidhjet

logo-print

Mbushen 50 vjet nga fluturimi i Gagarinit në gjithësi



Sot mbushen plot 50 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në gjithësi.

Më 12 prill, 1961, kosmonauti sovjetik Juri Gagarin fluturoi 108 minuta në orbitën rreth Tokës.

Presidenti Dimitri Medvedev pritet të marrë pjesë në ceremonialet e sotme, duke vizituar qendrën e kontrollit hapsinor afër Moskës për të folur përmes videolidhjes me astronautët që gjenden në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
XS
SM
MD
LG