Ndërlidhjet

Kusa: Libia në prag të luftës civile



Dezertori më i njohur që braktisi liderin libian Moamer Gadafi paralajmëroi se Libia mund të bëhet si Somalia nëse të gjitha palët në konflikt nuk përmbahen nga futja në luftë civile.

Ish ministri i Jashtëm, Musa Kusa, ka bërë thirrje për unitet kombëtar, duke thënë se lufta civile "do të çojë në gjakderdhje dhe do ta bëjë Libinë Somali të re".

Kusa, i cili ishte këshilltar i ngushtë i Gadafit prej viteve të 1970-ta, gjithashtu tha se nuk është më në kontakt me regjimin e Gadafit.
XS
SM
MD
LG