Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: 23 vjet burg pakistanezit për komplotim



Një pakistanez u dënua me 23 vjet burg në Shtetet e Bashkuara pasi u deklarua fajtor se i është bashkangjitur Al Kaidës për të komplotuar sulm me bombë në metronë e kryeqytetit Uashington.

Faruk Ahmed, 35 vjeç, i cili ka shtetësi amerikane, kërkoi ndjesë për veprimet e tij në seancën dëgjimore në gjykatën në Aleksandri afër Uashingtonit.

Ahmed u deklarua fajtor për akuzat se ishte përpjekur të sigurojë mbështetje materiale për një organizatë terroriste. Ai u arrestua në tetor.

Avokatët mbrojtës thanë se Ahmed duket se është ndikuar nga retorika e klerikëve radikalë islamistë.
XS
SM
MD
LG