Ndërlidhjet

Pasi kapet, Gbagbo bën thirrje për përfundim të luftimeve


Laurent Gbagbo ka bërë thirrje për përfundimin e konfliktit në Breguin e Fildishtë, disa orë pasi u kap në rezidencën e tij në Abixhan pas disa muajve të ngërçit politik në ish koloninë franceze të Afrikës perëndimore.

Nuk është e qartë se kush e kapi Gbagbon, i cili refuzonte t'ia dorëzojë pushtetin fituesit të zgjedhjeve presidenciale, Alesano Outara, i cili është i njohur ndërkombëtarisht.

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë në Kombet e Bashkuara, Jusufou Mambo, tha se Gbagbodo të dalë para gjykatës.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se arrestimi i Gbagbos u dërgon sinjal "diktatorëve" që "të mos e injorojnë zërin e popullit të tyre në zgjedhjet e lira dhe të drejta".

Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, tha se kapja e Gbagbos u ka dhënë fund muajve të konfliktit të pakuptimtë, dhe se Kombet e Bashkuara do ta mbështesin qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG