Ndërlidhjet

logo-print

Franca thotë se NATO-ja nuk bën sa duhet në Libi



Ministri i jashtëm i Francës tha se NATO-ja nuk po bën sa duhet për t'i mbrojtur civilët libianë nga sulmet e forcave të Moamer Gadafit.

Ministri Alen Zhype i tha radios franceze se NATO-ja nuk po bën sa duhet për t'i parandaluar forcat e Gadafit nga përdorimi i armatimit të rëndë për t'i bombarduar qytetet që po mbahen nga rebelët.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen të enjten dhe të premten në Berlin për ta diskutuar gjendjen në Libi.

Përkundër sulmeve të NATO-s, forcat qeveritare të Libisë i kanë shtyrë kryengritësit që luftojnë t'i japin fund sundimit 40 vjeçar të Gadafit.

Dje kryengritësit e hodhën poshtë planin e Unionit Afrikan për përfundimin e konfliktit tetë javësh duke thënë se Gadafi duhet të largohet.

Po sot, ish ministri i jashtëm libian Musa Kusa, i cili dezertoi në Londër, tha se Libia mund të bëhet si Somalia nëse të gjitha palët në konflikt nuk përmbahen nga zhytja në luftë civile.
XS
SM
MD
LG