Ndërlidhjet

FMN: Ekonomia botërore përballet me rreziqe



Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi se rimëkëmbja ekonomike botërore është më e shpejtë, por ajo ndodhet para rreziqeve të reja, siç janë çmimet e larta të naftës, deficiti buxhetor i vendeve në zhvillim dhe inflacioni në tregjet e reja.

Në raportin më të ri për gjendjen e ekonomisë globale, FMN-ja parasheh që rritja ekonomike në vitin 2011 të jetë 4.4 përqind, ndërsa vitin tjetër 4.5 përqind.

Pritet që Kina të ketë rritje më të madhe ekonomike prerj 9.6 përqind, ndërsa India 8.2 përqind.
XS
SM
MD
LG