Ndërlidhjet

Bellorusia thotë se ka të dyshuar për shpërthimin



Autoritetet e Bellorusisë thane se kanë të dyshuar për shpërthimin e bombës në metronë e kryeqytetit Minsk.

Ministri i brendshëm Anatoli Kuljashu tha se policia ka krijuar fotografitë e dy burrave të dyshuar mbi bazë të deklaratave nga dëshmitaret.

Ai tha se bomba duket se është aktivizuar nga distanca, por nuk dha detaje tjera.

Nga shpërthimi e humbën jetën 12 njerëz, ndërsa autoritetet thanë se 204 të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. 157 janë hospitalizuar, përfshirë 22 vetë në gjendje kritike.

Presidenti Aleksandr Lukashenko e quajti shpërthimin përpjekje për destabilizim të vendit.
XS
SM
MD
LG