Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga u takua me ambasadorin e Shqipërisë


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë të shkëlqyeshme dhe se kanë një bashkëpunim shumë të mirë.

Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Mëtutje, në njoftimin nga presidenca e Kosovës, theksohet se zonja Jahjaga ka thënë se Shqipëria mund të ndihmoj shumë në “lobimin për njohje të reja për Republikën e Kosovës”.

Ambasadori Lauka e ka përgëzuar presidenten Jahjaga për zgjedhjen në këtë post dhe i ka përcjellë urimet e zyrtarëve më të lartë të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG