Ministri i jashtëm i Finlandës, Aleksander Stub, tha sot se e sheh përsëritjen e “situatës në Kosovë” në zhvillimet në Libi, duke iu referuar pothuajse tre muajve të sulmeve ajrore të NATO-s në konfliktin e vitit 1999.
Ai mëtutje theksoi se shumë zyrtarë kishin menduar se lideri i Libisë, Muamer Gadafi, do të përmbyset shpejtë, pasi kryengritjet në Tunizi dhe Egjipt çuan në dorëheqjen e shpejtë të liderëve të këtyre vendeve.
“Kjo po shndërrohet më tepër në situatën në Kosovë, pasi Kosova zgjati 78 ditë”, tha Aleksander Stub.
Këto komente ai i bëri në Luksemburg, para takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.