Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Fluturimi i Gagarinit - ngjarje revolucionare


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se fluturimi 108 minutësh i kozmonautit rus, Juri Gagarin, ishte “ngjarje e vërtetë revolucionare”.

Ai këto komente për 50 vjetorin e fluturimit të parë në gjithësi, i bëri në një intervistë për televizionin e Kinës, që u publikua sot nga Kremlini.
Presidenti Dmitri Medvedev, që 50 vjetorin e shënoi duke e vizituar qendrën e Kontrollit të Misionit, afër Moskës, me këtë rast bisedoi me ekuipazhin aktual të Stacionit Ndërkombëtar të Gjithësisë.

“Jam i bindur se eksplorimi njerëzor i gjithësisë ka të ardhme të madhe. Njerëzimi ka investuar dhe do të investoj në burimet e tij në zhvillimin e eksplorimit njerëzor të gjithësisë. Në emër të Federatës Ruse, dëshiroj të them se këtë definitivisht do ta bëjmë edhe ne, pasi kërkimi i gjithësisë është prioritet”, tha Dmitri Medvedev.

Fluturimi i Jurij Gagarinit në gjithësi u bë më 12 prill të vitit 1961.
XS
SM
MD
LG