Ndërlidhjet

logo-print

Britani, Francë: NATO-ja duhet të bëjë më tepër në Libi


Britania dhe Franca thonë se NATO-ja duhet të bëjë më tepër për t’i mbrojtur civilët nga sulmet e forcave të Muamer Gadafit.

Ministri i jashtëm francez, Alen Zhype, në një intervistë për radion e Francës, tha se NATO-ja nuk kishte bërë sa duhet për t’i parandaluar forcat e Gadafit nga përdorimi i armatimit të rëndë, me të cilin po i bombardonin qytetet nën kontrollin e kryengritësve.

“NATO-ja duhet ta luaj rolin e saj të plotë. NATO-ja e kishte dëshiruar marrjen e udhëheqjes së operacioneve dhe ne e prnuam këtë. Tash ajo duhet ta luaj rolin e saj, që nënkupton parandalimin e Gadafit nga përdorimi i armatimit të rëndë për ta bombarduar popullatën civile”, tha Alen Zhype.

Ministri i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha se NATO-ja duhet t’i “mbajë dhe intensifikoj” përpjekjet e saj.

Përkundër sulmeve ajrore të NATO-s, forcat e qeverisë së Libisë i kanë zmbrapsur kryengritësit, që po luftojnë për përmbysjen e regjimit të Gadafit.
XS
SM
MD
LG