Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Forcat e sigurisë kanë depërtuar afër Baniasit


Veprimtarët për të drejtat e njeriut në Siri thonë se forcat e sigurisë së këtij vendi sot kanë depërtuar afër qytetit bregdetar, Banias, dhe se janë dëgjuar të shtëna.

Banorët thanë se makinat e blinduara kanë hyrë në Baida, me ç’rast ushtarët kishin hapur zjarr në mënyrë të pakontrolluar, ndërsa forcat e sigurisë kishin hyrë nëpër shtëpi dhe kishin arrestuar njerëz.

Sipas banorëve, policia sekrete e Sirisë dhe ushtarët, e kishin rrethuar Baidën, që është 10 kilometra në jug të qytetit Banias, ku raportohet se së paku katër protestues ishin varë nga trupat, ditën e diel.

Raportohet se trupat e kanë bllokuar Baniasin, duke e rrethuar atë me tanke, dhe janë paraqitur mungesa të ushqimit në qytet.

Protesat në Siri kanë filluar më 15 mars, me ç’rast po kërkohet që regjimi i presidentit, Bashar al-Asad, i cili është në pushtet prej vitit 2000, të bëjë reforma politike gjithëpërfshirëse.
XS
SM
MD
LG