Ndërlidhjet

Kabul: Të shtëna në zyrën e përfaqësuesit të BE-së


Dritarja e zyrës së përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Afganistan, Vygaudas Usackas, sot është qëlluar me të shtëna nga armët e zjarrit.

Askush nuk është plagosur në këtë incident, në hapësirën me siguri të lartë, ku është e vendosur edhe zyra e përfaqësuesit të BE-së.

Nuk dihet nëse të shtënat ishin të qëllimshme apo të rastësishme.

Zyra e zotit Usackas tha se po zhvilloheshin hetime për këtë incident.

Në këtë post, Vygaudas Usackas, ish ministër i jashtëm i Lituanisë, ishte emëruar vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG