Ndërlidhjet

Francë: Një femër u dënua për bartje të ferexhesë


Policia thotë se një femër është dënuar në një qendër tregtare në periferi të Parisit, për shkak të bartjes së ferexhesë.

Ky është dënimi i parë publik, sipas ligjit të ri, që e ndalon bartjen e ferexhes në vendet publike në Francë.

Policia rajonale tha se femra 27 vjeçare ishte ndalur nga policia afër qendrës tregtare në qytetin Muro.

Asaj i është dorëzuar formulari, që kërkon pagesën e 150 eurove dënim.

Policia ka njoftuar se pagesa ishte e menjëhershme dhe e qetë, ndërsa femra nuk ishte dërguar në polici.

Prej dje, në Francë është në fuqi ligji me të cilin ndalohet bartja e ferexhesë në vendet publike.
XS
SM
MD
LG