Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Topi i fton partitë politike t’i ulin tensionet


Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka kërkuar sot nga partitë politike, që t’i ulin tonet dhe t’i respektojnë rregullat demokratike, para zgjedhjeve lokale më 8 maj.

“I ftoj partitë politike që t’i shmangin tensionet, ta ulin tonin e diskursit të tyre të dhunshëm, që ishte reflektuar në akte të dhunshme të mbështetësve të tyre”, tha zoti Topi, nëpërmjet një kumtese.

Në fushatën e tensionuar zgjedhore është parë se si partitë përplasen për hapësira publike për t’i vendosur flamujt dhe pankartat e tyre. Kjo ka çuar në disa incidente në mbarë Shqipërinë.

Zgjedhjet lokale më 8 maj monitorohen nga më se 400 vëzhgues të jashtëm dhe vendës.
XS
SM
MD
LG