Ndërlidhjet

Djemtë e Mubarakut në paraburgim



Dy djemtë e ish presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, janë në paraburgim për së paku 15 ditë, derisa po hetohen për korrupsion.

Ala dhe Gamal Mubarak janë marrë në pyetje nga prokuroria e shtetit për keqpërdorim fondesh dhe pushteti.

Lajmi vjen në kohën kur Mubaraku gjendet në spital për shkak të një sulmi në zemër. 82 vjeçari u sëmur derisa po merrej në pyetje për vrasjen e qindra protestuesve dhe për akuzat për korrupsion.
XS
SM
MD
LG