Ndërlidhjet

Takohet Grupi i Kontaktit për Libinë



Grupi i Kontaktit për Libinë do të takohet në Katar gjatë ditës së sotme, ku do të diskutojë përgjigjen ndërkombëtare rreth konfliktit në këtë vend.

Pritet që në takimin e Dohas të flasin dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar libian, i cili po përpiqet të marrë mbështetjen ndërkombëtare për rrëzimin e Gadafit.

Katari, Franca dhe Italia janë vendet që e kanë pranuar Këshillin si të vetmin përfaqësues legjitim të Libisë.

Ka informacione se në takim do të flasë dhe ish ministri i jashtëm libian Musa Kusa, i cili dezertoi pak javë më parë.

Takimi i Dohas po mbahet vetëm disa ditë pas dështimit të nismës së Unionit Afrikan për të arritur armëpushimin mes forcave rebele dhe regjimit të Gadafit.
XS
SM
MD
LG