Ndërlidhjet

Paraburgoset Mubaraku



Prokuroria e Egjiptit ka urdhëruar paraburgimin 15 ditor të ish presidentit Hosni Mubarak, për shkak të hetimeve për korrupsion gjatë sundimit të tij.

Mubaraku, 82 vjeçar, gjendet aktualisht në spital për shkak të një sulmi në zemër.

Dy djemtë e ish presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, janë në paraburgim për së paku 15 ditë, derisa po hetohen për korrupsion. Ala dhe Gamal Mubarak janë marrë në pyetje nga prokuroria e shtetit për keqpërdorim fondesh dhe pushteti.

Mubaraku u largua nga pushteti më 11 shkurt pas protestave masive që përfshin gjithë vendin.

Mubarakut, bashkëshortes dhe dy djemve të tij iu është ndaluar të largohen nga vendi dhe pasuritë e tyre janë ngrirë.

XS
SM
MD
LG