Ndërlidhjet

logo-print

OECD: Meksikanët më punëtorët, belgët më dembelët



Meksikanët punojnë më së shumti ndërsa belgët më së paku, tregon hulumtimi në 29 vende industriale të botës që e zhvilloi Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD.

Në hulumtimin e publikuar sot në Paris saktësohet se meksikanët mesatarisht punojnë nga dhjetë orë në ditë.

Belgët punojnë nga shtatë orë në ditë, që është një orë më pak se shumica e vendeve anëtare të OECD-së.

Studimi është kryer te popullata e moshës oprej 15 deri 64 vjeç në 26 vende të OECD-së, plus Kina, India dhe Afrika e Jugut.

Pyetësori ka kërkuar nga njerëzit të tregojnë se çfarë bëjnë çdo pesë minuta të ditës.

Në Meksikë, ku dhjetëra milionë njerëz janë përfshirë në ekonominë informale, punëtorët me paga të ulta zakonisht marrin shumë pak ditë të lira në vit deri në moshën e shtyrë.

Nga ana tjetër, një belg tipik merr mesatarisht disa javë pushim në vit dhe e gëzon pensionimin në moshën 60 vjeçare.

Sa i përket vetëm punës së paguar, japonezët punojnë më së shumti, duke kaluar mesatarisht nga 6 orë në punë. Pas tyre vijnë koreanojugorët dhe meksikanët.
XS
SM
MD
LG