Ndërlidhjet

Lukashenko: Të dyshuarit e pranuan sulmin



Presidenti i Bellorusisë Aleksandr Lukashenko tha se të dyshuarit për shpërthimin e bombës në stacionin e metrosë të kryeqytetit Minsk kanë pranuar se e kanë kryer sulmin.

Në një paraqitje televizive, Lukashenko poashtu tha se politikanët e opozitës duhet të merren në pyetje rreth shpërthimit të bombës të hënën, që la 12 të vrarë dhe 200 të plagosur.

Prokurorët e kanë përshkruar sulmin si vepër terroriste, ndërsa Lukashenko ka thënë se ai ishte përpjekje për destabilizimin e vendit.

Më herët sot, prokuroria tha se policia ka arrestuar dy të dyshuar për shpërthimin në Minsk, përfshirë një njeri që dyshohet se kishte vendosur bombën në stacionin e metrosë.

Të dyshuarit që janë shtetas të Bjellorusisë, u arrestuan mbrëmë.
XS
SM
MD
LG