Ndërlidhjet

logo-print

Kina dhe Rusia diskutojnë për naftën dhe sigurinë



Presidenti i Kinës Hu Xhintao dhe homologu i tij rus Dimitri Medvedev u zotuan sot të zgjërojnë bashkëpunimin në fushat e naftës dhe energjisë, si dhe i diskutuan çështjet e sigurisë globale.

Hu dhe Medvedev u takuan në qytetin jugor kinez Sanya, ku nesër pritet të mbahet samiti i pesë vendeve në zhvillim.

Media shtetërore raportoi se Hu ka kërkuar zhvillimin e naftëpërcjellësit të dytë nga Rusia në Kinë.

Medvedev raportohet të ketë bërë thirrje për zgjërimin e shkëmbimit tregtar, dhe promovimin e bashkëpunimit në fushat e naftës, gazit, ujit dhe energjisë bërthamore.

Dy liderët gjithashtu diskutuan mbi Libinë, Afganistanin, siujdhesën e Koresë dhe çështje tjera rajonale.

Në samitin e nesërm marrin pjesë Kina, India, Rusia, Brazili dhe Afrika e Jugut.
XS
SM
MD
LG