Ndërlidhjet

Protesta të reja u mbajtën në Siri



Rreth 500 studentë sirianë kanë demonstruar sot në Alepo, qytet i dytë për nga madhësia në vend, për të parën herë që nga vala e protestave në muajin mars.

Aktivistët thanë se forcat e sigurisë dhe studentët janë përleshur në protestën që u zhvillua në mjediset e fakultetit të letërsisë në Alepo.

Policia ka arrestuar të paktën katër protestues.

Raportohet se tubime janë mbajtur edhe në qytetet bregdetare Tartous dhe Banias.
XS
SM
MD
LG