Ndërlidhjet

Grupi i Kontaktit kërkon largimin e Gadafit dhe financa për rebelët


Grupi i Kontaktit për Libinë tha se Moamer Gadafi duhet të largohet së shpejti, dhe se rebelët që luftojnë kundër tij duhet të pranojnë mbështetje materiale.

Grupi e mbajti sot takimin e parë në Doha, nën kryesimin e përbashkët të vendit mikpritës, Katarit dhe Britanisë, si dhe në praninë e kreut të OKB-së, Ban Ki-mun.

Deklarata përfundimtare pas takimit thotë se “Gadafi dhe regjimi i tij e kanë humbur gjithë legjitimitetin”, dhe libianët duhet të lejohen “ta përcaktojnë vetë të ardhmen e tyre”.

Deklarata poashtu thotë se grupi është dakorduar që të krijojë një “mekanizëm të përkohshëm financiar” për t’i ndihmuar rebelët.

Gjatë bisedimeve të sotme, përfaqësuesit e rebelëve i bënë thirrje NATO-s që t’i shtojë sulmet ajrore ndaj tankeve dhe raketave të Gadafit.

Sot, kryeministri britanik Dejvid Kamerun udhëton në Paris për bisedime me presidentin Nikola Sarkozi.

Të dy vendet kërkojnë NATO-ja t'i shtojë sulmet ajrore që t'u ndihmojë rebelëve në përballjen me sulmet e forcave të Gadafit.
XS
SM
MD
LG