Ndërlidhjet

Pakistani i kritikon sulmet e aeroplanëve pa pilot



Kryeministri i Pakistanit Jusuf Reza Gilani i kritikoi sot sulmet e aeroplanëve pa pilot në rajonin fisnor afër kufirit afgan, duke thënë se ato i minojnë përpjekjet kundër terrorizmit.

Gilani i tha parlamentit se përpjekja për t'i privuar militantët nga mbështetja e fiseve është minuar nga sulmet e aeroplanëve amerikanë.

Komentet e tij u bënë disa orë pasi sulmi i një aeroplani pa pilot vrau gjashtë luftëtarë nga rrjeti Hakani, i ndërlidhur me AL Kaidën.

Në sulmin e sotëm aeroplani shkrepi katër predha në një makinë në rajonin e Vaziristanit jugor afër kufirit afgan.
XS
SM
MD
LG