Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Ministri i jashtëm Liberman akuzohet për korrupcion


Prokurori i përgjithshëm i Izraelit tha se ministri i Jashtëm, Avigdor Liberman do të akuzohet për korrupcion.

Liberman, partner i koalicionit në qeverinë konservatore të kryeministrit Benjamin Netanjahu, tashmë disa vjet është nën hetime.

Zyra e prokurorisë tha se Liberman do të akuzohet për mashtrim, shpërdorim të besimit, shpërlarje parash dhe ngacmim të një dëshmitari.

Liberman i ka mohuar akuzat, por mund të japë dorëheqje pasi ato të formalizohen.
XS
SM
MD
LG