Ndërlidhjet

logo-print

Rusia thotë se Japonia e zmadhon rrezikun në Fukushima


Drejtori i agjencisë bërthamore në Rusi, Sergei Kirjenko, tha se Japonia e zmadhon rëndësinë e dëmit në cnetranin bërthamor Daiçi në Fukushima, dhe këtë me siguri e bën për arsye financiare.

Kirjenko i bëri këto vlerësime duke komentuar rritjen e kategorisë së rrezikut nga dëmtimi në Fukushima duke e barazuar me atë të Çernobilit në vitin 1986.

"Nuk mund të vlerësoj saktë përse kolegët japonezë morën një vendim të tillë", tha Kirjenko, dhe shtoi se ai dyshon që arsyet të jenë të natyrës financiare.

Ai gjithashtu tha se autoritetet japoneze fillimisht u përpoqën të minimizojnë seriozitetin e gjendjes në Fukushima, por atje situata po përmirësohet.

Pasi e rriti nivelin e rrezikut në shkallën e shtatë, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se gjendja në Fukushima është e ndryshme nga ajo në Çernobil.
XS
SM
MD
LG