Ndërlidhjet

Dodik: Gjykata për krime të luftës duhet mbyllur



Udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Millorad Dodik tha se gjykata për krime të luftës në këtë vend është institucion ilegal që i demonizon serbët.

Gjykata Shtetërore e Bosnjes dhe sektori i saj për krime të luftës, u themelua në vitin 2005 për t'ia lehtësuar barrën e Tribunalit të Hagës duke trajtuar rastet më të lehta të krimeve të kryera në luftën e viteve 1992-95.

Dodik i tha parlamentit të serbëve se ajo ka gjykuar dhjetë herë më shumë serbë sesa të tjerë, dhe i bëri thirrje popullit të tij që përmes referndumit të vendosë nëse gjykata duhet të vazhdojë të ekzistojë.

Gjykata nuk i ka komentuar akuzat.

Dodik tha se gjykata ishte themeluar për t'u ndihmuar myslimanëve të Bosnjes që të krijojnë shtet Islamik.
XS
SM
MD
LG