Ndërlidhjet

NATO: Diskutohet për hapat e ardhshëm në Libi


Pritet që roli i NATO-s në konfliktin në Libi, do të jetë në krye të agjendës së takimit dyditësh të ministrave të jashtëm të aleancës, i cili fillon sot në Berlin të Gjermanisë.

Në këtë takim pritet edhe pjesëmarrja e sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton.

Në takim do të diskutohet se çka duhet të bëjë NATO-ja për ta mbyllur një rrugë pa krye ndërmjet forcave të Muamer Gadafit dhe kryengritësve, që po përpiqen ta përmbysin regjimin e tij shumëvjeçar.

Para këtij takimi, një zyrtar francez tha se Franca dhe Britania kishin arritur pajtueshmëri për të provuar të bëjnë presion ndaj partnerëve të tyre të NATO-s, për të kontribuar me më tepër forca për kryerjen e sulmeve ajrore kundër forcave të Gadafit.

Para dy javësh, NATO-ja, nga Shtetet e Bashkuara, e mori udhëheqjen e misionit të mandatuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, për imponimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi dhe për mbrojtjen e civilëve në këtë vend.

Por, disa javë të sulmeve ajrore të NATO-s, që janë kryer kryesisht nga aeroplanat e Francës dhe Britanisë, kanë dështuar, që përfundimisht ta kthejnë konfliktin në favor të kryengritësve ose t’i ndalin sulmet e forcave të Gadafit.
XS
SM
MD
LG