Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Arrestohen dy vetë për krime të luftës në Bosnjë


Një mashkull dhe një femër janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, për dyshime se janë të involvuar në krime të luftës gjatë luftës në Bosnjë Hercegovinë.

Këto arrestime ishin kërkuar nga qeveria e Bosnjës dhe tash Edin Xheko, 39 vjeçar, që jetonte në Uashington, dhe Rasema Handanoviq, 38 vjeçare, në Oregon, ballafaqohen me ekstradim në Bosnjë.

Dokumentet e gjykatës në Shtetet e Bashkuara thonë se ata ishin anëtarë të njësisë së ushtrisë së Bosnjës, “Zulfikar”, e cila në prill të vitit 1993, e kishte sulmuar fshatin Trushina dhe kishte vrarë disa civilë kroatë dhe të burgosur të luftës dhe kishte plagosur katër cvivilë, pëfrshirë edhe dy fëmijë.

Raportohet se Rasema Handanoviq kishte imigruar në Shtetet e Bashkuara dhe e kishte fituar shtetësinë në vitin 2002, ndërsa Edin Xheko kishte imigruar në vitin 2001, ndërsa në vitin 2006 e kishte marrë shtetësinë amerikane.
XS
SM
MD
LG