Ndërlidhjet

logo-print

K. Veriore: Konfirmohet arrestimi i shtetasit amerikan


Koreja Veriore sot e ka konfirmuar arrestimin e një shtetasi amerikan për krim të paspecifikuar kundër këtij vendi dhe ka paralajmëruar se po përgatitet për dënimin e tij.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore thotë se personi,Yun Young Su, ishte arrestuar në nëntor dhe se e ka pranuar krimin.

Më herët këtë javë, Departamenti amerikan i shtetit, tha se shtetasi amerikan ishte burgosur në Korenë Veriore dhe ka kërkuar nga ky shtet komunist, lirimin e tij për çështje humanitare.

Ky është shtetasi i fundit amerikan, i burgosur në Korenë Veriore.

Prej vitit 2009, dy ish presidentët amerikanë, Bill Klinton dhe Xhimi Karter, kanë udhëtuar në Phenian, për të siguruar lirimin e amerikanëve të burgosur.
XS
SM
MD
LG