Ndërlidhjet

Kamerun për një imigracion të përzgjedhur



Kryeministri britanik Dejvid Kamerun tha se dëshiron të shohë në vendin e tij "një imigracion të mirë, por jo masiv".

"Imigrantët japin një kontribut të madh për Britaninë. Ne e pranojmë dhe e mirëpresim këtë fakt. Por dua të jem i qartë dhe për diçka tjetër. Për një kohë shumë të gjatë shkalla e imigracionit ka qenë shumë e lartë", tha Kamerun në të parin fjalim të rëndësishëm mbi këtë temë.

Ai shtoi se në periudhën 1997 - 2009 2.2 milionë njerëz erdhën të jetojnë në Britani e më pas u larguan.

Kamerun mbrojti politikën e koalicionit për të lejuar një numër të kufizuar të imigrantëve profesionistë nga vendet jashtë BE-së, duke theksuar se politikat e së shkuarës kanë krijuar shumë probleme duke i hapur rrugën partive ekstremiste.
XS
SM
MD
LG