Ndërlidhjet

WSJ: Fakte për ‘rënien’ e Amerikës


Foto ilustruese

Foto ilustruese

"Wall Street Journal"

Në terma absolutë, Shtetet e Bashkuara e kanë rritur Prodhimin e Përgjithshëm Bruto (GDP), popullsinë dhe shpenzimet ushtarake në periudhën 2000-2010. Në terma relativë, historia nuk është gjithmonë aq e mirë, sidomos me të parën.

Është bërë punë mode që akademikët dhe të ashtuquajturit ekspertë të pohojnë se Shtetet e Bashkuara po bien dhe nuk janë më numri 1 në botë. Ata thonë se janë realistë, por alarmi i tyre është jorealist.

Në terma absolutë, Shtetet e Bashkuara patën rënie në dekadën e kaluar. Ndërmjet viteve 2000 dhe 2010, GDP u rrit 21 %, përkundër krizës së viteve 2008-09.

Në vitin 2010, shpenzimet e ushtrisë ishin 697 miliardë dollarë, 55% më të larta se në vitin 2000. Ndërkaq, në vitin 2010, popullata ishte 310 milionë, 10% më e lartë se në vitin 2000.

Por, rënie të rëndësishme relative kishte edhe në vendet tjera të botës. Në vitin 2000, GDP-ja amerikane ishte 61% e asaj që kishin vendet tjera të grupit G-20. Deri në vitin 2010, ky numër ra në 42%.

Në vitin 2000, GDP-ja në SHBA ishte mbi tetë herë më e lartë se në Kinë, por në 2010 pak mbi tre herë. Me Japoninë, rasti ndryshon. GDP-ja amerikane ishte dyfish sa e Japonisë në vitin 2000, por 2.6 herë më e lartë më 2010, para cunamit dhe katastrofës bërthamore të vitit 2011.

Ndërmjet rritjeve dhe rënieve ka edhe të dhëna të tjera që duhet të merren parasysh.

Në vitin 2000, shpenzimet ushtarake në SHBA ishin 1.7 herë më shumë se shpenzojnë të gjitha vendet jo anëtare të NATO-s. Në vitin 2010 ato ishin dyfish më të larta.

Në vitin 2000 shpenzimet ushtarake në SHBA ishin 17 herë më të larta se në Rusi, ndërsa dhjetë vjet më vonë gjashtë herë. Në 2000, shpenzimet ushtarake nëntë herë më të larta se në Kinë, ndërsa më 2010 shtatë herë.

Nga aspekti demografik, popullsia në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000 ishte 282 milionë, apo 4.6% e popullsisë botërore. Në vitin 2010, SHBA-të kishin 310 milionë banorë, apo 4.9% të popullsisë në botë.

Popullsia amerikane u rrit për 10% më shumë krahasuar me atë të Japonisë dhe 13% krahasuar me Rusinë. Por, sa u përket vendeve si Kina dhe India, SHBA-të patën rënie të shtimit të popullsisë prej 0.16%.

Ajo që është më e rëndësishme se numrat, është përbërja e popullsisë, respektivisht përpjesa e njerëzve që janë të aftë për të punuar dhe numrit të atyre që ata i mbajnë. Krahasuar me ekonomitë me zhvillim të hovshëm, si p.sh. Kina, përbërja demografike e Shteteve të Bashkuara është relativisht e favorshme.

Atëherë, çfarë tregojnë këto të dhëna, a flasin për rënie apo rritje?

Indikatorët kryesorë tregojnë se SHBA-të po shënojnë rënie në terma absolutë. Por, në terma relativë, pamja është më e ndërlikuar. Numrat gjithashtu i injorojnë faktorët socialë që stimulojnë kreativitetin, inovacionin dhe sipërmarrjen.

Numrat gjithashtu nuk i përfillim efektet e kulturës, të drejtat e pronës, ligjin dhe liritë politike në plan afatshkurtër dhe afatgjatë.

Pamja e përgjithshme është shumë më komplekse se portretizimi i thjeshtë që bëhet nga mbështetësit e idesë së rënies. Bota reale është e ndërlikuar, prandaj portretizimi njëdimensional mund ta shtrembërojë, e jo ta pasqyrojë realitetin. (v.p.)
XS
SM
MD
LG