Ndërlidhjet

Klinton uron Jahjagën



Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka marrë telegram urimi nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Në mesazhin e saj Klinton vlerëson zgjedhjen e zonjës Jahjaga duke theksuar se "si femra e parë udhëheqëse e shtetit në hapësirat e ish-Jugosllavisë, udhëheqja e Juaj pa dyshim do të frymëzojë gra dhe vajza në tërë regjionin dhe do t’i tregojë botës vlerat demokratike dhe tolerancën që shteti Juaj i ri i ka përqafuar".
XS
SM
MD
LG