Ndërlidhjet

Zgjerimi, problemi më i madh i BE-së



Problemi më i madh që përballet Bashkimi Evropian është çështja e zgjerimit, deklaroi Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë, vendi që ka kryesinë e rradhës së BE-së.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor Orban tha se "për aq kohë sa të mos e integrojmë rajonin, do të jetë dikush tjetër që do t'i integrojë ata". Ai shtoi se nuk mund të imagjinohet se po ndihmohet siguria evropiane duke lënë mënjëanë një zonë që është burim i paqëndrueshmërisë pa zgjerimin.

Orban theksoi se nga i gjithë rajoni Maqedonia është një nga çështjet më të vështira. "Nëse duhet të karakterizojmë situatën ajo mund të quhet mishërim i absurditetit", tha Orban duke iu referuar konfliktit mes Shkupit e Athinës për çështjen e emrit.
XS
SM
MD
LG