Ndërlidhjet

Siri: Lirohen qindra vetë nga paraburgimi



Presidenti sirian Bashar al Asad ka urdhëruar lirimin e gjithë të ndaluarve gjatë protestave të javëve të fundit. Përjashtim bëjnë vetëm ata që kanë kryer krime "kundër kombit dhe qytetarëve", njoftojnë mediat shtetërore siriane.

Një grup sirian që merret me të drejtat e njeriut tha se qindra të paraburgour janë liruar sot pasi ishin torturuar për ditë të tëra.

Ky vendim vjen pasi të mërkurën 5000 gra e fëmijë u tubuan duke kërkuar lirimin e të afërmve të tyre.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se mbi 100 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave anti-qeveritare rreth një muaj më parë.

Po sot Asad emëroi kabinetin e ri qeveritar, i cili ka pak pushtet.
XS
SM
MD
LG