Ndërlidhjet

Hagë: Nesër vendimi për Gotovinën



Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë më 15 prill do të japë verdiktin për tre gjeneralë kroatë të akuzuar për krime lufte gjatë konfliktit të viteve ’90-të.

Vendimi për Ante Gotovinën, Ivan Çermakun dhe Mlladen Markaçin do të përcaktojë nëse operacioni Stuhia ishte thjesht një operacion për të rimarrë territoret e pushtuara nga rebelët serbë apo një rast klasik i pastrimit etnik.

Prokuroria i akuzon tre gjeneralët për vrasje, dëbim dhe persekutim, por Kroacia i konsideron ata si heronjë. Fundi i fushatës ushtarake të drejtuar prej tyre në Kroaci është ditë pushimi feste e njohur si “Dita e Fitores”.
XS
SM
MD
LG