Ndërlidhjet

Moskë: Zbulohen 150 imigrantë nën tokë



Në Moskë janë zbuluar 150 imigrantë ilegalë nga Azia qendrore, të cilët për një vit jetonin në një strehimore nën tokë, nën fabrikën për prodhimin e gjilpërave, njoftoi agjencia Interfax.

Në qytetin e nëndheshëm jetonin kryesisht imigrantë nga Kirgizia, Uzbekistani dhe Taxhikistani, transmeton AFP.

Në hapësirat e nëntokës imigrantët ilegalë kishin dhoma të gjumit, banjo, hapësirë për lutje dhe shitore.

Fabrika Mostohlegmash në Moskë prodhon gjilpëra dhe gjësende tjera të nevojshme për industrinë e tekstilit.

Nuk është e qartë nëse fabrika i kishte angazhuar imigrantët që jetonin nën sallat e prodhimit.

Mediat ruse theksojnë se shumica e imigrantëve do të deportohen, por disa prej tyre do të hetohen sepse dyshohen për disa krime të kryera në Moskë.
XS
SM
MD
LG